VIDEO/ Qazim Laçi shënon supergol në Turqi, vendimtar në fitoren e Rizesporit

Qazim Laçi po kalon një formë të jashtëzakonshme në kampionatin turk, duke u kthyer në një nga lojtarët më vendimtarë të Çaykur Rizespor këtë sezon.

Mesfushori shqiptar realizoi një supergol në ndeshjen ndaj Gaziantep, duke përfituar nga një top i ardhur pas goditjes së këndit. Laçi reagoi menjëherë brenda zonës dhe me një goditje të saktë e dërgoi topin në rrjetë, duke i dhënë epërsinë ekipit të tij.

Goli i tij rezultoi vendimtar, pasi Rizespori arriti të fitojë me rezultatin 2-1, duke marrë tre pikë shumë të rëndësishme në kampionat.

Forma e mesfushorit kuqezi është në rritje të vazhdueshme këtë sezon. Deri tani, Qazim Laçi numëron 6 gola dhe 7 asistime, duke konfirmuar rolin e tij si një nga liderët e skuadrës në mesfushë.

Laçi vazhdon të jetë një nga emrat më në formë të lojtarëve shqiptarë në Europë, me paraqitje që po tërheqin gjithnjë e më shumë vëmendje në kampionatin turk.