Pse dështuan bisedimet SHBA - Iran? Bytyçi: Ja pika që i vuri kapak gjithçkaje

Raundi i fundit i bisedimeve mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit ka përfunduar pa një marrëveshje konkrete.

Analizat e zhvillimeve tregojnë se palët nuk kanë arritur të gjejnë një pikëtakim, duke lënë në ajër fatin e marrëveshjes bërthamore.

Dështimi i negociatave vjen si pasojë e qëndrimeve thellësisht të kundërta të të dyja palëve.

Si Uashingtoni, ashtu edhe Teherani, kanë paraqitur kërkesa dhe pika që nuk lënë hapësirë për të gjetur një terren të përbashkët. Diferencat në qëndrime janë aq të mëdha saqë bisedimet nuk kanë mundur të prodhojnë as një bazë fillestare për dialog.

Për të folur më tepër me këtë temë, në një lidhje të drejtpërdrejtë në "Ora News", ishte Seb Bytyçi, ekspert i marredhenieve nderkombetare.

"Nëse i shohim domethënë qëndrimet apo ato kërkesat apo pikat e të dyja palëve, aty shihet qartë që nuk ka pikëtakim.

Domethënë, nuk nuk ka diçka të përbashkët, nuk ka hapësirë ku mund të ketë një gjuhë të përbashkët për sa për, ndoshta edhe sa për fillim, sa për të krijuar një pikë fillestare ku pastaj mund të ketë bazë për negociata. 

Pra kemi të bëjmë me qëndrime të kundërta që nuk lejojnë hapësirë për kompromis", u shpreh Bytyçi.