Hungaria për Ukrainën: Përjashtohet anëtarësimi në BE i një vendi i cili ndodhet në gjendje l*fte

Kryeministri i sapo zgjedhur i Hungarisë, Peter Magyar, tha sot se është jashtë diskutimit që Ukraina, një vend në luftë, të bashkohet me Bashkimin Evropian.

Gjatë një konference për shtyp në Budapest, një ditë pasi partia e tij Tisza fitoi me shumicë dërrmuese zgjedhjet parlamentare, ai theksoi se Tisza gjithmonë ka thënë se nuk e mbështet pranimin e shpejtë të Ukrainës.

"Ky është një vend në luftë, është jashtë diskutimit që Bashkimi Evropian të pranojë një vend në luftë. Nëse Ukraina do të bashkohej, një referendum do të mbahej në Hungari. Por nuk mendoj se kjo do të ndodhë në të ardhmen e afërt, as në dhjetë vitet e ardhshme”, theksoi ai.

Për më tepër, siç tha ai, rivendosja e të drejtave të pakicës hungareze do të ishte një parakusht për rindërtimin e marrëdhënieve me Ukrainën.  Mayar tha gjithashtu se nuk do ta telefononte Presidentin rus Vladimir Putin , ndërsa theksoi se është e qartë për të gjithë se Ukraina është viktimë e luftës.