VIDEO/ Shpërthen vullkani Sakurajima në Japoni, re hiri deri në 3.4 km lartësi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Prill 2026, 17:52
Vullkani Sakurajima, një ndër më aktivët në jug të Japonisë, ka shpërthyer sërish.
Nga shpërthimi në malin vullkanik u krijua një re e madhe hiri, që siç raporthet nga mediat vendase, u përhap në një hapësirë të gjerë.
Agjencia Meteorologjike e Japonisë njoftoi se hiri arriti deri në 3,400 metra lartësi.
Ky ishte shpërthimi i parë i madh që nga 13 dhjetori, që sipas ekspertëve ndihmoi në lehtësimin e pjesës më të madhe të deformimit të kores që ishte grumbulluar brenda vullkanit.
