JD Vance mbërrin në Islamabad, SHBA gati për përballjen diplomatike me Iranin

Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance, sapo ka mbërritur së bashku me delegacionin amerikan në Islamabad.

Ai pritet të marrë pjesë në bisedimet me Iranin më vonë sot, së bashku me të dërguarin e posaçëm Steve Witkoff dhe Jared Kushner.

Vance dhe ekipi i tij i negociatorëve u nisën nga SHBA-të për në Pakistan dje, dhe pak para se të largohej, zëvendëspresidenti u tha gazetarëve se “mezi pret negociatat”, por paralajmëroi se nëse Irani “përpiqet të na mashtrojë, SHBA-të nuk do të jenë të hapura”.