Izraeli i 'mbyll derën' bisedimeve: Asnjë negociatë për a*mëpushim me Hezbollahun
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Prill 2026, 08:09
Izraeli dhe Libani pritet të nisin bisedime zyrtare për paqe javën e ardhshme në Washington, me ndërmjetësimin e Shtetet e Bashkuara.
Sipas ambasadorit izraelit në SHBA, Michael Leiter, në këto bisedime nuk do të përfshihet Hezbollah.
Ai u shpreh se Izraeli nuk është i gatshëm të diskutojë armëpushim me këtë grup, duke e konsideruar atë si pengesë për arritjen e paqes mes dy vendeve.
Nga ana tjetër, zyra e presidentit të Libanit bën me dije se takimet do të fokusohen kryesisht te arritja e një armëpushimi në konfliktin mes dy vendeve.
