Shtyhen bisedimet SHBA–Iran, negociatat nisin me vonesë në Islamabad
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Prill 2026, 08:53
Bisedimet mes Iran dhe Shtetet e Bashkuara në Islamabad duket se nuk do të nisin në orarin e parashikuar më herët.
Sipas mediave iraniane, negociatat pritet të fillojnë gjatë pasdites, ndërsa programi ka pësuar ndryshime në momentet e fundit.
Raportohet se delegacionet e të dy vendeve do të zhvillojnë fillimisht takime të ndara me kryeministrin e Pakistanit, Shehbaz Sharif.
Pas këtyre takimeve, pritet të nisë faza kryesore e negociatave, të cilat do të zhvillohen në mënyrë indirekte.
