Misioni miliarda dollarësh i NASA-s/ Sa kushtoi në të vërtetë misioni Artemis II
Programi hapësinor Artemis i NASA vazhdon të përballet me kosto të larta, ndërsa synon rikthimin e njerëzve në Hënë.
Katër vite më parë, ishte parashikuar që për periudhën 2012–2025 të shpenzoheshin rreth 93 miliardë dollarë. Por sipas auditimit më të fundit, shpenzimet janë rritur edhe më shumë se këto vlerësime fillestare.
Edhe pse programi u shpall zyrtarisht në vitin 2017, puna për zhvillimin e raketës kishte nisur shumë më herët.
Pavarësisht kostove, përfitimet ekonomike nga shfrytëzimi i burimeve në Hënë mbeten ende një perspektivë e largët.
Nga ana tjetër, NASA argumenton se programi ka ndikim të madh në ekonominë amerikane. Aktualisht, ai përfshin rreth 20 mijë vende pune dhe gjeneron mbi 75 miliardë dollarë aktivitet ekonomik.
Një tjetër arsye pse projekti shihet si i rëndësishëm lidhet me konkurrencën globale. Shtetet e Bashkuara përballen me ambiciet e Kina, e cila synon të dërgojë astronautë në Hënë deri në vitin 2030.
Në një seancë në Kongres, Frank Lucas u shpreh se gara për Hënën nuk është vetëm çështje teknologjie, por edhe ndikimi për të vendosur rregullat e ardhshme të eksplorimit hapësinor.
Në këtë kontekst, edhe pse i kushtueshëm, programi Artemis shihet si një investim afatgjatë për pozicionin e SHBA-së në hapësirë dhe në ekonomi.

