Koci: Bisedimet në ngërç, Teherani nuk tërhiqet nga 3 pikat e 'zjarrta'

Situata aktuale në Lindjen e Mesme mbetet e tensionuar, pavarësisht një armëpushimi të përkohshëm që ka sjellë një qetësi të brishtë.

Bisedimet për paqe, të cilat shiheshin si një mundësi për të arritur një marrëveshje konkrete, duket se nuk kanë ecur sipas pritshmërive, duke lënë vend për pesimizëm mbi të ardhmen e rajonit.

Për të folur më tepër rreth kësaj teme, në një lidhje të drejtpërdrejtë në  "Ora News", ishte Melazim Koci, politolog.

" Bisedimet në Pakistan deri më tani nuk kanë shkuar sipas pritjeve.

Nuk ka shumë optimizëm, sepse në asnjë nga pikat që kërkohen nga Irani, Teherani zyrtar nuk, nuk jep shenja të lëshimit pe.

Ta zëm, nuk heqin dorë nga mbajtja e bllokuar të ngushticës së Hormuzit, që aktualisht është problemi numër një.

E dyta, nuk ka sinjale se mund të hecin dorë nga programi bërthamor dhe as nga programi i raketave balistike.

Dhe nëse të gjitha këto probleme që i apostrofova mbeten, praktikisht do të mund të konstatohet se fitues në këtë luftë të deritashme nuk ka pasur. Pra është një armëpushim dy javor, por i cili nuk garanton që lufta me të gjitha, në të gjitha përmasat e saj të mos vazhdojë menjëherë pas kalimit të afatit dy javor", u shpreh Koci.

Ndiqni intervistën e plotë: