Kujdes me etiketën 'bio'! Çeka: Si po mashtrohen konsumatorët në tregun shqiptar

Në një kohë kur kërkesa për produkte organike është në rritje të vazhdueshme, një problem serioz po cënon besimin e konsumatorëve: abuzimi i gjerë me termin “bio”.

Shumë produkte që shiten në treg me këtë etiketë mund të mos kenë asnjë lidhje me standardet rigoroze që kërkon prodhimi organik, duke u kthyer në një burim konfuzioni dhe mashtrimi për blerësit.

Për të folur më tepër për këtë temë, në emisionin "Alert", në "Ora News", ishte i ftuar Klajdi Çeka, menaxher cilësie në Bio-Inspecta.

" Faktikisht ne operojmë në Shqipëri nëpërmjet standarteve që janë ndërkombëtare, por gjithashtu edhe standarteve kombëtare.

Fokusi jonë deri më tani ka qenë, le të themi prodhimi organik.

Domethënë kemi një rregullore e cila na specifikon cilat duhet të jenë rregullat që duhet të ndiqen nga fermeri, nga operatori apo nga grumbulluesit të cilët duhet të zbatojnë rregullat e një standarti të caktuar, që në momentin që fillojnë edhe kultivojnë një bimë të caktuar e deri në momentin që ky produkt shkon tek konsumatori final.

Aktivitetin të cilin ne e ushtrojmë e kategorizojmë kryesisht në tre fusha kryesore, që do të thotë kemi bimët medicinale të cilat janë të egra, pra bimët spontane, kemi bimët medicinale të cilat vijnë nga aktiviteti i prodhimit bimor, kultivimi, edhe gjithashtu është edhe aktiviteti i tretë që konsiston nga përpunimi edhe nga tregtimi, që do të thotë janë bimë të cilat blihen nga palë të treta.

Sfida kryesore e cila unë mund të përmend është të flasësh për prodhimin organik, normalisht kërkon goxha informacion.

Kërkon një informacion i cili është shumë dinamik, ndryshon vazhdimisht me kalimin e kohës, patjetër.

Ky është një ndër problemet që ne e kemi patur, e kemi diskutuar shumë herë më përpara, vazhdon të jetë prapë, po themi në nivele të larta që ka një abuzim me përdorimin e termit bio.

Pra, jo gjithkush, pa dashur këtu që të fajësojmë aktorë të ndryshëm, pa dashur që të fajësojmë as konsumatorin, por kjo vjen edhe për shkak të mungesës së informacionit.

Për t'u shkruar edhe njëherë aty ku isha, domethënë kemi, një ndër sfidat kryesore është mungesa e informacionit për shkak të intensitetit edhe volumit që ka, po themi sektori organik.

Në mënyrë që një fermer apo operator do të duhet që të zbatojë kërkesat e prodhimit organik, do të duhet që të bëjë një farë vetë-studimi me veten.

 Ndodh edhe tek konsumatori. Edhe vetë konsumatori shpeshherë ne hasim që nuk ka një koncept të qartë se çfarë do të thotë bio, se çfarë do të thotë organik", u shpreh Çeka.