Gjoka: Eksportet e bimëve mjekësore përballen me kthime për shkak të cilësisë, kërkohet rritje e standardeve në gjithë zinxhirin e prodhimit

Industria e bimëve mjekësore dhe aromatike në Shqipëri paraqet një panoramë me dy anë të medaljes: nga njëra anë, një sektor eksporti dinamik me rreth 34 kompani që dërgojnë mbi 180 produkte deri në Zelandën e Re, dhe nga ana tjetër, një treg i brendshëm i zhytur në informalitet dhe pa standarde të qarta, duke rrezikuar sigurinë e konsumatorit.

I ftuar në emisionin "Alert", në "Ora News", ishte Kryetari i Shoqatës së Bimëve Mjekësore dhe Aromatike, Filip Gjoka i cili u shpreh se ndërsa kompanitë eksportuese kanë bërë investime të konsiderueshme për të përmbushur kërkesat e tregjeve ndërkombëtare, ato ende përballen me sfida serioze.

Problemet me cilësinë çojnë shpesh në kthimin e produkteve mbrapsht, duke dëmtuar reputacionin dhe duke shkaktuar humbje financiare. Këto "reklamime", siç quhen në zhargonin tregtar, janë një kambanë alarmi për nevojën e rritjes së standardeve në të gjithë zinxhirin e prodhimit, që nga grumbullimi e deri te përpunimi.

"Para vite deri para viteve '90, gama e produkteve ka qenë shumë më e madhe, për arsye se ka pasur popullsi më të madhe, janë për disa arsye të cilat s'po marrim kohë.

Sot jemi me rreth 180 e ca produkte botanikale, erëza, fruta, rrënjë, si të thuash indirekt që jemi të pranishëm në tregjet e eksportit.

Faktikisht në eksport, që ne jemi rreth 34 kompani të mëdha e të vogla që konkurojmë dhe eksportojmë tashmë, një pjesë e tyre edhe deri në Zelandën e Re, kanë bërë investime dhe vazhdojnë të qëndrojnë besnik prodhimit që shkojnë atje, sepse ka probleme me tregun ku është atje dhe shpeshherë ka patur dhe ka shumë reklamime, të cilët kthehen mbrapsht për arsye cilësore.

Unë do të thoja që tregu i brendshëm i bimëve dhe i çajrave, të cilët ne, shumicë e tyre i kemi mjaft të mrekullueshme, përfaqësuesit i ka certifikuar disa zona, e di fort mirë, por nuk mund ta bëjnë se është grumbulluar 800 metra në Dajt, apo është grumbulluar në malet e Pukës e Tropojës, nuk mund ta bëjë organike në mënyrë automatike.

Unë nuk duhet të marr shkas, sepse duke qenë që unë jam i kësaj industrie, nuk duhet të flas apo nuk duhet të godas cilindo që merret me këtë, sepse është një, është një sektor dhe një biznes goxha i vështirë.

A ke ujë i nderuar? Shpeshherë kur kemi pasur kthime mbrapsht, kemi patur probleme edhe për dogana, të cilën një pjesë e ka kërkuar dhe me ja shkatërruar atë mall.

Mbase dhe në mënyrë dhe të padrejtë, për shembull siç janë PA-të dhe teatë, që mund ta shpjegojë pak më vonë zoti Sazan.

Por në tregun e brendshëm është për t'u habitur, kur fëmija jonë sëmuret, kërkojnë kamomil? Kërkojnë boronicë, kërkojnë një bimë i cili pyesin mjekun. Duhet që kushtet dhe standardet, së pari duhet të vendosen tek këta operatorë, të cilët sot dalin në treg dhe janë përballë", u shpreh Gjoka.