Inaugurohen dy fusha të reja në Gjirokastër, Duka: Do të vazhdojmë të investojmë në infrastrukturë

Dy fusha të reja futbolli janë inauguruar në qytetin e Gjirokastrës, një investim i realizuar nga Federata e Futbollit në bashkëpunim me Bashkinë Gjirokastër, në kuadër të projekteve për zhvillimin e infrastrukturës sportive dhe mbështetjen e futbollit në komunitet.

Në ceremoninë e inaugurimit morën pjesë Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, dhe Kryetari i Bashkisë Gjirokastër, Flamur Golemi, të cilët theksuan rëndësinë e këtij investimi për krijimin e kushteve më të mira për të rinjtë dhe për zhvillimin e futbollit në qytet.

Presidenti Duka vlerësoi ceremoninë si një dëshmi të bashkëpunimit të suksesshëm dhe vizionit të përbashkët për zhvillimin e futbollit në vend. Kreu i futbollit shqiptar theksoi angazhimin për investime të vazhdueshme në infrastrukturë dhe përmirësimin e kushteve për të rinjtë, në të gjithë vendin.

“Do të doja t’ju falënderoja të gjithëve juve që jeni këtu, për praninë sot, për krijimin e kësaj atmosfere fantastike jo vetëm për mua dhe kryetarin, por për çdokënd në Gjirokastër.

Inaugurohen dy fusha të reja në Gjirokastër, Duka: Do të

Kjo ceremoni që ne bëjmë sot këtu nuk është thjesht për të inauguruar, apo për të treguar fushat, por një mesazh që ne kemi për lojën e futbollit.

Një mesazh që ne kemi që të gjithë bashkë jemi në emërues të përbashkët. Kjo është një lojë që duhet zhvilluar, që është një lojë e bukur, që nuk ka vetëm kompeticionin. Projektet tona do të vazhdojnë për të investuar në infrastrukturë.

Inaugurohen dy fusha të reja në Gjirokastër, Duka: Do të

Uroj që siç kemi bashkëpunim fantastik me Bashkinë e Gjirokastrës, me Kryetarin kryesisht dhe me të gjithë Bashkinë që e ka mbështetur lojën e futbollit, që e do atë, që ka bashkëpunuar me ne në investimin e këtij impianti, mendoj fantastik për kohën në Gjirokastër.

Të kemi të tilla bashkëpunime në të gjithë territorin e vendit për t’ju afruar juve dhe bashkëmoshatarëve tuaj kushte sa më të mira loje”, tha Duka.