VIDEO/ Barcelona "bie" në fushën e saj, Atletico Madrid fiton pastër

Barcelona ka humbur përballjen me Atletico Madridin në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve, me rezultatin e paster 0 -2 një duel që historikisht ka dhuruar sfida të forta për katalanasit.

Të dy ekipet janë takuar më parë këtë sezon në një kompeticion me eliminim direkt, në Kupën e Mbretit, ku ndeshjet ishin plot spektakël dhe tension.

Përballja më e fundit në kampionat përfundoi me fitoren e Barcelonës 2-1, nën drejtimin e trajnerit Hansi Flick, duke treguar se sfida e sotme pritet të jetë po aq emocionuese.

REZULTATI LIVE:

Barcelona 0-2 Atl. Madrid

J. Alvarez 45′, Sorloth 70′

NGJARJET KRYESORE:

70′ GOOOL ATL. MADRID 0-2/ Ruggeri hedh një top në zonë dhe Sorloth godet me të majtën duke çuar topin në rrjetë. (Video)

46′ Starton pjesa e dytë!

45+4′ Mbyllet pjesa e parë në “Camp Nou”!

45′ GOOOL ATL. MADRID 0-1/ Julian Alvarez me një gjuajtje perfekte nga goditja e dënimit tund rrjetën e katalanasve. (Video)

44′ Cubarsi shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe pas një rishikimi me VAR, gjyqtari e ndëshkon me karton të kuq mbrojtësin katalanas.

18′ Rashford tund rrjetën e Atleticos, por goli anulohet për pozicion të parregullt të Yamal.

10′ Cancelo futet në zonë dhe godet me të djathtën, por Musso e kontrollon topin pa probleme.

1’ Nis sfida në “Camp Nou”!

FORMACIONET ZYRTARE:

VIDEO/ Barcelona "bie" në fushën e saj, Atletico Madrid

Top Channel