VIDEO/ Paris SG-Liverpool, vendasit kalojnë në avantazh pas 11 minutash lojë
Paris Saint-Germain synon të vazhdojë ecurinë e suksesshme në Ligën e Kampioneve, me objektiv mbrojtjen e titullit të fituar sezonin e kaluar.
Francezët do të përballen sot me Liverpoolin në Paris, në një ndeshje që pritet të jetë mjaft e vështirë.
Megjithatë, ekipi i trajnerit është i ndërgjegjshëm për formën e tij të mirë dhe shpreson të përdorë këtë avantazh përballë një Liverpooli që ka lënë për të dëshiruar në kampionat.
Ecuria në Ligën e Kampioneve mbetet e vetmja gjë që ka mbajtur trajnerin Arne Slot në stolin e anglezëve deri tani.
REZULTATI LIVE:
PSG 1-0 LIVERPOOL
Doue 11′
NGJARKET KRYESORE:
45+2′ Mbyllet pjesa e parë!
32′ Kvaratskhelia provon me një gjuajtje fluturimthi brenda zonës, por Mamardashvili reagon si duhet për t’i mohuar golin.
11′ GOOOL PSG 1-0/ Doue provon me një gjuajtje brenda zonës, me topin që devijohet dhe shkon në rrjetë. (VIDEO)
FORMACIONET

