Partizani dhe Dinamo/ Duro: Partizani nuk e nisi mirë sezonin, javët e fundit s'po gjen vetveten
Në një lidhje direkte "Sport Focus", analisti i njohur i futbollit, Shpëtim Duro, foli për situatën e kampionatit shqiptar dhe garën për një vend në kompeticionet europiane.
Ai analizoi ecurinë e skuadrave dhe sfidat kryesore të fundsezonit.
Duro vuri në pah se ndërsa tre skuadrat e para luftojnë për titullin, beteja më e fortë për vendin e katërt zhvillohet mes Partizanit dhe Dinamos.
"Partizani nuk e nisi mirë sezonin dhe ka pasur shumë oscilacione. Javët e fundit nuk po gjen vetveten. Dinamo është shumë pranë dhe e ka bërë këtë garë për vendin e katërt të paparashikueshme. Kjo është pika më kryesore e këtij sezoni," shtoi ai.
Ai nënvizoi se skuadrat kryesore si Vllaznia vazhdojnë të tregojnë formë të mirë dhe janë larguar nga ndjekësit, duke e bërë garën për titull më të qartë, ndërsa vendi i katërt mbetet i hapur dhe vendimtar për Europën.
