Gola, penallti dhe karton i kuq! Dinamo-Vllaznia prodhon gjithçka, por s'ka fitues
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Prill 2026, 20:16
Dinamo dhe Vllaznia barazuan 1-1 në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë.
Vllaznia kaloi në avantazh në minutën e 42-të me golin e Bismark pas asistit të Dodajt. Në minutën e 53-të, Dinamo fitoi penallti, por goditja e Bregut u prit nga portieri Jukaj.
Në minutën e 73-të, Dodaj shënoi golin e dytë, por ai u anulua. Fundi i ndeshjes solli episode vendimtare, ku në minutën e 92 Gurishta u ndëshkua me karton të kuq pas rishikimit me VAR.
Në minutën e 101, Dinamo fitoi penallti pas ndërhyrjes së Çelikoviç. Nga pika e bardhë, Bregu realizoi për 1-1. Kualifikimi mbetet i hapur për ndeshjen e kthimit në Shkodër.
