GATES DËSHMON PËR EPSTEIN/ Themeluesi i Microsoft seancë në kongresin amerikan
Bill Gates pritet të dëshmojë në Kongresin amerikan lidhur me kontaktet e tij me Jeffrey Epstein. Seanca është planifikuar për 10 qershor në kuadër të një hetimi të gjerë. Gates deri me tani nuk akuzohet për veprime të paligjshme teksa ka deklaruar se do të bashkëpunojë plotësisht me hetimin.
Themeluesi i Microsoft, Bill Gates, do të paraqitet para Kongresit amerikan për të dëshmuar mbi marrëdhëniet e tij me financierin e ndjerë Jeffrey Epstein.
Dëshmia do të zhvillohet më 10 qershor në Komitetin e Mbikëqyrjes së Dhomës së Përfaqësuesve, që po heton rastin Epstein.
Gates është një nga figurat e fundit të profilit të lartë që pranon të dëshmojë në këtë hetim të zgjeruar.
Sipas përfaqësuesve të tij, ai është i gatshëm t’u përgjigjet të gjitha pyetjeve dhe të mbështesë punën e komitetit.
Megjithatë, ai nuk është akuzuar nga asnjë viktimë dhe përfshirja e tij në dokumente nuk nënkupton aktivitet kriminal.
Emri i Gates u përfshi në miliona dokumente të publikuara nga Departamenti i Drejtësisë, që hedhin dritë mbi rrjetin e kontakteve të Epstein.
Vetë Gates ka pranuar se takimet me Epstein ishin një gabim në gjykim, duke theksuar se ndërveprimet e tyre ishin të kufizuara.
Ai ka deklaruar se nuk ka marrë pjesë në aktivitete të paligjshme dhe nuk ka vizituar pronat e Epstein.
Ndërkohë, hetimi i Kongresit përfshin edhe figura të tjera të njohura, përfshirë ish-presidentin Bill Clinton dhe Hillary Clinton.
Ky proces synon të zbardhë plotësisht lidhjet dhe ndikimin e Epstein në qarqet e fuqishme politike dhe ekonomike.
Dëshmia e Bell Gates pritet të tërheqë vëmendje të madhe publike dhe mediatike në SHBA dhe më gjerë.
