Vance në krah të Viktor Orbán/ Zv. presidenti: Presim përgjigje nga Irani deri në orë 1 për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Prill 2026, 15:22
Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance ndodhet në Budapest, ku ka folur për situatën e luftës me Iranin gjatë një konference për shtyp së bashku me kryeministrin hungarez Viktor Orbán.
Ai u shpreh se Shtetet e Bashkuara kanë arritur në pjesën më të madhe objektivat e tyre ushtarake në përballjen me Iranin.
Sipas tij, pritet një reagim nga Teherani brenda afatit të vendosur nga Donald Trump, deri në orën 1 të mëngjesit sipas kohës së Mbretërisë së Bashkuar.
Kërkesa kryesore e SHBA-ve lidhet me rihapjen e Ngushtica e Hormuzit për trafikun detar, një pikë kyçe për lëvizjen e naftës në nivel global.
Vizita e Vance në Budapest lidhet edhe me mbështetjen për Viktor Orbán, në prag të zgjedhjeve që do të mbahen këtë të diel në Hungari.

