SINDAROV I PANDALSHËM! 6 fitore në 7 ndeshje, dominon gjysmën e parë të Kandidatëve! Caruana e ndjek me 1.5 pikë diferencë, të tjerët shumë larg

Sindarov mbyll gjysmën e parë të Kandidatët 2026 me një rekord historik 6 fitore në 7 ndeshje. Uzbeku kryeson bindshëm renditjen, ndërsa ndjekësi më i afërt, Fabiano Caruana, mbetet 1.5 pikë pas. Gara për titullin mbetet e hapur, por Sindarov duket se me këtë ecuri do të sfidojë kampionin e botës në shah, Gukesh.

Shahisti Javokhir Sindarov vazhdon të jetë protagonisti absolut i Turneut Kandidat 2026, duke mbyllur gjysmën e parë me një rezultat rekord prej 6 pikësh në 7 ndeshje.

Në raundin e shtatë, ai u ndal në barazim nga Anish Giri, i cili arriti të ndërtojë një mbrojtje solide dhe të shmangë humbjen.

Megjithatë, edhe ky barazim konfirmon dominimin e Sindarov, i cili ka zhvilluar një turne pothuajse perfekt.

Rezultati 6/7 konsiderohet historik, pasi asnjë fitues i mëparshëm i Kandidatëve nuk ka arritur një bilanc të tillë në gjysmën e parë të garës.

Ndërkohë, Fabiano Caruana nuk arriti të përfitojë nga ndalesa e liderit. Amerikani barazoi ndaj Praggnanandhaa, duke mbetur 1.5 pikë pas dhe duke e bërë më të vështirë rikuperimin.

SINDAROV I PANDALSHËM! 6 fitore në 7 ndeshje, dominon gjysmën e

Edhe përballja mes Matthias Bluebaum dhe Hikaru Nakamuras u mbyll në barazim, duke lënë të pandryshuar renditjen.

Fitorja e vetme e raundit erdhi nga Wei Yi, i cili mposhti Andrey Esipenkon me një lojë sulmuese.

Me formën aktuale, Sindarov duket favorit absolut, por rivalët shpresojnë të ndryshojnë rrjedhën në pjesën e dytë të garës.

Në turneun e femrave, Anna Muzychuk mbetet në krye, ndërsa Vaishali Rameshbabu afrohet në vetëm gjysmë pike diferencë.

Turneu hyn tashmë në fazën vendimtare, ku çdo gabim mund të kushtojë shtrenjtë.