'RESHJE DRONËSH'/ Rusia rrëzon 148 dronë ukrainas në vetëm tre orë, gjysëm milionë familje mbeten pa energji elektrike

'RESHJE DRONËSH'/ Rusia rrëzon 148 dronë ukrainas
Forcat ruse kanë njoftuar se njësitë e mbrojtjes ajrore kanë rrëzuar 148 dronë ukrainas brenda vetëm tre orësh gjatë një vale të re sulmesh ajrore.

Dronët u shkatërruan në rajonet qendrore dhe jugore të Rusisë nga ora 20:00 deri në 23:00 (ora lokale).

Si pasojë e sulmeve ndaj infrastrukturës energjetike, rreth gjysmë milioni familje mbetën pa energji elektrike, ndërsa ekipet e emergjencës po punojnë për rikthimin e furnizimit.

Në rajonin kufitar të Belgorod, një dron vrau një vullnetar të mbrojtjes civile, ndërsa zona vazhdon të jetë shpesh në shënjestër të sulmeve.

Sulme të tjera u raportuan në Novorossiysk, një port strategjik në Detin e Zi, ku mbeturinat e dronëve ranë mbi ndërtesa banimi dhe shtëpi, duke shkaktuar viktima, pa u bërë i ditur numri i tyre.

Në Sevastopol, guvernatori Mikhail Razvozhayev raportoi katër sulme ajrore nga dronë, ndërsa shtatë prej tyre u rrëzuan gjatë valës më të fundit të sulmeve.