Tragjedi në Detin e Azovit/ Anije e grurit përmbytet, mbeten një viktimë dhe dy të zhdukur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Prill 2026, 14:59
Një anije tregtare që transportonte grurë është fundosur në Detin e Azovit më 5 prill, duke shkaktuar të paktën një viktimë dhe dy persona të zhdukur, njoftoi një zyrtar rus.
Vladimir Saldo, emëruar nga Rusia për të administruar zonat e kontrolluara nga Moska në rajonin Kherson të Ukrainës, tha se nëntë anëtarë të ekuipazhit janë gjetur të gjallë në breg dhe se të gjithë ishin shtetas rusë.
Ai bëri me dije se një nga ndihmësit e kapitenit ka humbur jetën, ndërsa dy persona të tjerë rezultojnë të zhdukur.
Autoritetet po hetojnë shkaqet e incidentit dhe nuk përjashtohet mundësia që anija të jetë goditur nga një dron ukrainas dhe më pas të ketë marrë flakë, duke çuar në fundosjen e saj.
