AKU 'ZBARKON' NË SHKODËR! Bllokohen mbi 7 ton djathë në një baxho, subjekti merr gjobën 'e kripur'

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shkodër ka bllokuar 7,196 kilogramë djathë të bardhë lope nga subjekti “Nail Idrizi”, që ushtronte aktivitet baxho.

Kontrolli u bë për shkelje të standardeve higjieno-sanitare.

Trupa inspektuese vendosi edhe bllokimin e menjëhershëm të aktivitetit të biznesit deri në përmbushjen e kushteve të higjienës dhe sigurisë ushqimore.

Ndaj subjektit u morën masa administrative: 300,000 lekë gjobë për shkelje të higjienës dhe 100,000 lekë për mungesë të gjurmueshmërisë së produkteve.

AKU njofton se kontrollet do të vazhdojnë me intensitet për të garantuar sigurinë ushqimore dhe mbrojtjen e konsumatorëve.