PAMJET/ Makina "fluturon" nga Ura e Dajlanit e bie në kanal, pl*goset rëndë 20-vjeçarja në Durrës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Prill 2026, 17:33
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të enjteje, 2 prill në Durrës, ku një 20-vjeçare ka humbur drejtimin e automjetit.
Aksidenti ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, ku e reja në afërsi të Urës së Dajlanit ka humbur drejtimin e mjetit dhe ka rënë në kanal.
Rënia e makinës ka qenë në një lartësi goxha të madhe, ndërsa raportohet se 20-vjeçarja ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin Rajonal të Durrësit.
Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërsa Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit të rëndë.

