I shumëkërkuari i SPAK për trafik dr*ge/ Vetëdorëzohet në Spanjë djali i ish-drejtorit të policisë, Eralb Breçani

Eralbi Breçani është vetëdorëzuar në Spanjë pas një periudhe në arrati, ndërsa ishte shpallur në kërkim nga SPAK për çështje që lidhen me trafikun e narkotikëve.

Ai kishte kohë që qëndronte jashtë vendit dhe po kërkohej në bashkëpunim me autoritetet ndërkombëtare.

Vetëdorëzimi hap rrugën për procedurat e ekstradimit drejt Shqipërisë, ku ai pritet të përballet me drejtësinë. Procesi ligjor për kthimin e tij në vend pritet të nisë së shpejti.