Me shenja dh*ne në trup, gjendet i pajetë 78-vjeçari në Bulgarec të Korçës (EMRI)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Prill 2026, 12:35
Dyshimet e para janë që i moshuari Gëzim Vija është goditur me send të fortë. Ende po bëhet këqyrja paraprake, e cila do të vijojë më e detajuar në spitalin e Korçës.
Një 78-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij në fshatin Bulgarec të Korçë.
Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes ndërsa policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave.
Dyshohet se 78 vjeçari ka shenja dhune në trup çka ka sjellë vdekjen e tij.
Nga grupi hetimor ka nisur puna për zbardhjen e ngjarjes pasi mund të kemi të bëjmë me një ngjarje kriminale.
