Pas paralajmërimit për rrezik sulmesh nga Irani, anti-terrori plan masash, shtohet numri efektivëve në terren

Njësia e Antiterrorit në Policinë e Shtetit ka rritur gadishmërinë pranë selive diplomatike dhe kampit e MEK në Manzë të Durrësit, pas paralajmërimit të Ambasadës Amerikane, se grupe të lidhura me Iranin mund të sulmojnë objekte të lidhura me SHBA-të, hapësira publike apo element të lidhura me opozitën iraniane të strehuar në vendin tonë. 

Agjentët special të Anti Terrorit, mësohet se do të shtohen edhe në aeroporte, dhe pika doganore,  me detyrë kontrollin dhe parandalimin e hyrjes në vendin tonë të elementëve të skeduar si të lidhur me regjimin në Republikën Islamike të Iranit.

Ne bashkëpunim me SHISH mësohet se po merret informacione për persona që mund të kenë prirje për akte dhune apo qëllime terorriste.

Në kuadër të masave nga ana e Policisë së Shtetit është vlerësuar të ketë një shtim të forcave policore në terren.

Ministri I Brendshëm, Besfort Lamallari konfirmoi nga Kuvendi se plani I masave  kishte nisur të zbatohet më herët dhe se agjencitë ligjzbatuese Shqiptare kanë kontakt të drejtëpërdrejtë me Ambasadën e SHBA në vendin tonë dhe një tjetër mision diplomatic që nuk e zbuloi.

Duke theksuar se Policia e Shtetit ka ndarë  detyra specifike çdo strukturë përgjegjëse, Ministri I Brendshëm përcolli një mesazh qetësie për qytetarët, duke thënë se nuk ka informacion për rrezik real.

Pranë selive diplomatike në Tiranë dhe kampit të MEK në Manzë të Durrësit, ku strehohen anëtarët e opozitës iraniane të njohur si muxhahedinëve situata ishte e qetë, përtej masave të shtuara të sigurisë