KRYEBASHKIAKU I NEW YORK FLET SHQIP/ “Ju bëftë mirë!” është shprehja që është bërë viral në rrjetë
Kryebashkiaku i New York-ut, Zohran Mamdani, është bërë viral pasi foli shqip në emisionin e reperit tw njohur me famw botërore Action Bronson, “Fuck, That’s Delicious”. Momenti ku ai thotë “Ju bëftë mirë!” ka shkaktuar reagime të shumta dhe entuziazëm në rrjetet sociale. Shqiptarët në mbarë botën kanë vlerësuar promovimin e gjuhës dhe kulturës shqiptare. Ndërkohë, Mamdani njihet edhe për marrëdhëniet e mira me komunitetin shqiptar në New York.
Ky është momenti që ka bërë xhiron e rrjeteve sociale, ku dëgjohet kryebashkiaku i New York-ut, Zohran Mamdani, duke folur shqip në emisionin e reperit me famë botërore Action Bronson.
Gjithçka ndodhi në episodin më të fundit të serisë së njohur “Fuck, That’s Delicious”, ku Mamdani u përball me një sfidë të papritur: të shqiptonte fraza në gjuhën shqipe.
Nën drejtimin plot humor të Bronson, ai u dëgjua duke thënë: “Ju bëftë mirë!”, një moment që u prit me të qeshura dhe duartrokitje.
Ky fragment u bë menjëherë viral, duke mbledhur mijëra pëlqime dhe komente nga shqiptarë anembanë botës.
Shumë prej tyre vlerësuan mënyrën sesi Action Bronson vazhdon të promovojë kulturën dhe gjuhën shqiptare në një nga platformat më të ndjekura në Shtetet e Bashkuara.
Përtej këtij momenti argëtues, vlen të theksohet se Zohran Mamdani njihet për marrëdhëniet e tij të mira me komunitetin shqiptar në New York, duke qenë shpesh pranë aktiviteteve dhe çështjeve që prekin këtë komunitet.
Episodi i fundit i “Fuck, That’s Delicious” tashmë konsiderohet si një nga më të veçantët, duke sjellë jo vetëm humor, por edhe një lidhje të fortë kulturore që ka prekur zemrat e shqiptarëve kudo në botë.
Ariyan Arslani më 2 dhjetor 1983 nga një baba mysliman shqiptar dhe një nënë hebreje amerikane.
