Ambasada e SHBA-së në Irak paralajmëron: Bagdadi mund të s*lmohet nga grupet e lidhura me Iranin
Ambasada amerikane në Irak ka paralajmëruar se grupet militante të lidhura me Iranin mund të kryejnë sulme në qendër të Bagdadit në 24-48 orët e ardhshme, duke u bërë thirrje amerikanëve të largohen nga vendi.
Irani dhe përfaqësuesit e tij kanë sulmuar tashmë qytetarë amerikanë dhe objektiva të lidhura me SHBA-në në Irakun fqinj, tha ambasada në një postim në "X".
“Ata mund të synojnë të synojnë qytetarët amerikanë, bizneset, universitetet, objektet diplomatike, infrastrukturën energjetike, hotelet, aeroportet dhe vende të tjera që perceptohen të jenë të lidhura me Shtetet e Bashkuara, si dhe institucionet irakiane dhe objektivat civile. Milicitë terroriste kanë synuar amerikanët për rrëmbim. Qytetarët amerikanë duhet të largohen nga Iraku tani”, thuhej në postim.
Ambasada amerikane në Irak i ka paralajmëruar vazhdimisht qytetarët amerikanë të largohen nga vendi që kur filloi konflikti me Iranin në fund të shkurtit.
