(VIDEO) Gjesti i papritur i Macron dhe Takaichi-t në Tokio/ Dy liderët imitojnë lëvizjen e famshme të Dragon Ball Z

Pas përfundimit të konferencës së përbashkët për shtyp në Tokio, Emmanuel Macron dhe Sanae Takaichi surprizuan audiencën duke imituar lëvizjen e famshme “Kamehameha”, valën e energjisë nga filmi i animuar Dragon Ball.

(VIDEO) Gjesti i papritur i Macron dhe Takaichi-t në Tokio/ Dy liderët

Gjesti i tyre simbolik u pa si një shenjë afrimi kulturor mes Francës dhe Japonisë, duke pasur parasysh se Franca është importuesja më e madhe në botë e mangave japoneze.

Macron, i njohur për pasionin e tij ndaj këtij zhanri, theksoi rëndësinë që manga ka për të rinjtë dhe për trashëgiminë kulturore.

“Ne duam të bëjmë më shumë për mangën. I duam pothuajse aq sa ju. Të rinjtë tanë i duan këto libra dhe historitë e tyre, dhe ne duam të vazhdojmë t’i zhvillojmë dhe të luftojmë piraterinë”, u shpreh presidenti francez.

Takimi mes dy udhëheqësve në Tokio u fokusua gjithashtu në çështje të sigurisë dhe bashkëpunimit industrial, duke vendosur baza për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, ku kultura dhe industria kreative mbeten elementë kyç.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by EL ESPAÑOL (@elespanol2015)