Pentagoni lë të hapur dyshimet mbi NATO-n/ Hegseth: Trump vendos fatin e mbrojtjes kolektive
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Prill 2026, 17:01
Sekretari amerikan i Luftës, Pete Hegseth, tha të martën se vendimi për angazhimin e SHBA-së në mbrojtjen kolektive të aleatëve të NATO-s, sipas Nenit 5 të traktatit, do të vendoset nga presidenti Donald Trump.
Ai sqaroi se kjo lidhet me mungesën e mbështetjes nga disa aleatë evropianë në përpjekjet ushtarake amerikane kundër Iranit.
Mbrojtja kolektive është themeli i NATO-s dhe çdo sinjal se SHBA-ja mund të mos reagojë në rast sulmi mund të dobësojë besueshmërinë e aleancës.
Hegseth iu referua kritika të Trump ndaj Francës dhe Britanisë së Madhe për mosbashkimin me SHBA dhe Izraelin në aktivitetet ushtarake ndaj Iranit.
