Bullgaria: Nuk jemi në luftë/ Teherani proteston kundër avionëve amerikanë mbi Sofje

Irani i ka dërguar Bullgarisë një letër duke shprehur pakënaqësinë për praninë e avionëve ushtarakë amerikanë në aeroportet bullgare.

Autoritetet iraniane u shqetësuan për avionët që furnizoheshin me karburant në aeroportin Vasil Levski në Sofje.

Zëvendësministri i Jashtëm bullgar, Marin Raikov, tha se asnjë nga këto avionë nuk është në Bullgari për të marrë pjesë në operacione luftarake.

Ai siguroi se Bullgaria nuk është në luftë dhe se marrëdhëniet diplomatike me Iranin mbeten të paprekura.

Ky incident vjen në një periudhë tensioni të shtuar ndërkombëtar, ndërsa shtetet rregullojnë stacionimin e forcave ushtarake dhe bashkëpunimin me aleatët.