PËRMBYSET VARKA E EMIGRANTËVE/ Gjendet 19 trupa të pajetë në Lampeduza, viktima të shumta dhe në brigjet e Turqisë
Trupat e 19 emigrantëve u gjetën në një varkë pranë brigjeve të Lampeduzës nga roja bregdetare italiane. Shtatë të tjerë, përfshirë dy fëmijë, po trajtoheshin për hipotermi dhe dehje nga tymi i hidrokarbureve.
Operacioni i shpëtimit u zhvillua 135 kilometra larg ishullit, brenda zonës së kërkim-shpëtimit të Libisë.
Shkak besohet të ketë qenë hipotermia për shkak të erërave të forta, shiut dhe temperaturave të ulëta.
Lampedusa është një nga pikat kryesore për migrantët që kalojnë nga Afrika e Veriut në Evropë, një rrugë e rrezikshme ku shumë humbin jetën.
Në të njëjtën ditë, një tjetër tragjedi ndodhi në Detin Egje. Një varkë që transportonte emigrantë afganë u përmbys pranë qytetit turistik të Bodrumit.
19 persona, përfshirë një foshnjë, humbën jetën, ndërsa 20 të tjerë u shpëtuan. Sipas autoriteteve turke, varka kishte injoruar paralajmërimet për t’u ndalur dhe u përpoq të ikte me shpejtësi të lartë.
Këto ngjarje nënvizojnë rrezikun e madh që përballen migrantët gjatë kalimit të Detit Mesdhe dhe Detit Egje drejt Europës.

