VIDEO/ Momenti i tmerrshëm në stacionin e trenit në Seattle, shtyhet pasagjeri drejt shinave dhe...
Një incident i frikshëm u regjistrua në stacionin e trenit Northgate në Seattle, ku një pasagjer u shty drejt shina nga një person i panjohur.
Peter Walbran, i cili po priste trenin, arriti të qëndrojë në këmbë dhe të shmangë rënien mbi shina. Ai ndoqi sulmuesin menjëherë pas incidentit.
Policia identifikoi agresorin si Elisio Melendez, 26 vjeç, i cili u gjet më pas në një qendër shëndetësore mendore. Melendez u akuzua për tentativë vrasjeje.
Ai i tha policisë se personi në video ishte “dikush që dukej si unë” ose “vëllai im binjak që nuk e kam”.
Melendez nuk ka precedentë penalë të mëdhenj, por më 2019 ishte akuzuar për sulm dhe dhunë në familje. Incidenti ka ngritur shqetësime mbi sigurinë në stacionet e trenit dhe nevojën për masa më të rrepta mbrojtëse.
View this post on Instagram

