EMRI/ Trafikonte k*kainë, dënohet me 25 vite burg shqiptari në SHBA
Një shtetas shqiptar, Ylli Didani, është dënuar me 25 vite burg nga një gjykatë federale në Detroit, për akuza të lidhura me konspiracion për shpërndarjen e kokainës.
Didani, 48 vjeç, i cili më parë kishte jetuar në Michigan, u gjykua nga një juri që e shpalli fajtor për komplot për shpërndarje të kokainës, komplot për shpërndarje të drogës në bord të anijeve që i nënshtroheshin juridiksionit të SHBA-së, si dhe për komplot për pastrim të parave.
Hetimi zbuloi se organizata ndërkombëtare e trafikut të drogës që ai drejtonte kishte lidhje me Shtetet e Bashkuara, Amerikën e Jugut dhe Evropën. Gjatë viteve 2019 dhe 2020, autoritetet sekuestruan mbi 4,300 kilogramë kokainë, të transportuara në pesë anije kontejnerësh me destinacion porte ndërkombëtare.
Hetimi u realizua nga një task-forcë e përbërë nga Agjencia Kundër Drogës (DEA), Doganat dhe Mbrojtja Kufitare e SHBA-së, Departamenti i Sigurisë Kombëtare, Shërbimi i të Ardhurave të Brendshme, Hetimet Penale dhe Policia e Farmington Hills.
Didani dhe bashkëpunëtorët e tij planifikuan dhe financuan shpërndarjen e drogës nga disa vende, duke përfshirë Michiganin, duke e kthyer këtë rrjet në një nga trafikat më të mëdha të kokainës që janë hetuar nga autoritetet amerikane.

