Plan i përbashkët Gjermani-Siri/ 80% e refugjatëve sirianë mund të rikthehen në atdhe

Gjermania dhe Siria kanë rënë dakord të përshpejtojnë kthimin e refugjatëve sirianë që jetojnë aktualisht në Gjermani, ku numërohen mbi 900 mijë persona.

Takimi në Berlin mes kancelarit Friedrich Merz dhe presidentit të përkohshëm sirian Ahmed al-Sharaa vendosi që deri në 80% e refugjatëve të mund të rikthehen në atdhe në vitet e ardhshme.

Për këtë proces do të krijohet një task-force e përbashkët që do të koordinojë kthimin, ndërsa një delegacion gjerman pritet të vizitojë Sirinë për të finalizuar detajet e planit.

Gjermania gjithashtu do të ofrojë mbështetje financiare prej rreth 200 milionë eurosh për përmirësimin e infrastrukturës, furnizimin me ujë dhe zhvillimin ekonomik në Siri.

Megjithatë, kthimi i refugjatëve ngre shqetësime, pasi Siria vazhdon të ketë pasiguri, infrastrukturë të dëmtuar dhe mungesë furnizimesh bazë, duke krijuar dyshime për kushtet reale të rikthimit të sigurt.