'NGËRÇI' PRESIDENCIAL NË KOSOVË/ Shala tregon skenaret: Disa mendojnë se PDK duhet bashkuar me Kurtin për zgjedhjen e presidentit
Në një lidhje direkte në Ora News në hapësirën “Për Shqiptaret” ka qenë Azdren Shala, opinionist politik, i cili analizoi situatën rreth zgjedhjes së presidentit të ri të Kosovës dhe lëvizjet e partive politike.
Shala tha se Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar kandidatët e saj, Konjufca dhe Kullçaku, ndërsa partitë opozitare shfaqin qëndrime të paqarta.
“Fillimisht thoshin që nuk do të negociojnë fare, por tani ka një atmosferë tjetër. Zoti Abdixhiku pas aktgjykimit të Kushtetueses del me një status në Facebook që fton për marrëveshje politike me Kurtin,” tha Shala.
Ai shtoi se situata brenda PDK-së është më e trazuar.
“Partia është e ndarë në dysh. Disa mendojnë që duhet të bashkohen me Kurtin për të zgjedhur presidentin, të tjerët janë kundër çdo lloj negociate. Por besoj se Kurti ka me arrit ta bëjë presidentin. Nuk ka për të pasur krizë të re politike, jo për shkak të forcës së tij, por për shkak të dobësisë së opozitës,” përfundoi Shala.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË NË ORA NEWS:

