SOT MIQËSORJA ME UKRAINËN/ Silvinho humb Ismajlin, rikuperohet Asani

Kombëtarja do të luajë sonte në mbremje miqësoren ndaj Ukrainës në Spanjë. Tekniku Silvinjo duhet të bëjë edhe pa Ismajlin që është larguar nga skuadra i dëmtuar. Lajmi i mirë për kuqezinjtë, është rikthimi i Asanit. Në këtë sfidë, Silvinjo pritet të bëjë eksperimente në formacion

Në Valencia të Spanjës do të luhet sonte në mbrëmje, sfida miqësore mes Shqipëria dhe Ukrainës. Dy kombëtaret që u eliminuan në gjysmëfinalet e plej ofit janë të detyruara nga UEFA të ndeshen mes tyre, ndërsa kundërshtarët e tyre, Suedia dhe Polonia luajnë për një vend në kupën e botës.

Për fatin e mirë të Shqipërisë kjo është një sfidë miqësore, pasi janë dëmtuar 3 futbollistë. Pas Ajetit që lëndoi shpatullën ndaj Polonisë, Silvinjo ka humbur një tjetër mbrojtës. Bëhet fjalë për Ardian Ismajlin. Mbrojësi i Torinos ndjeu shqetësime në këmbën e majtë, dhe stafi teknik e ai mjekësor u detyruan t’i jepnin leje për t’u kthyer në Itali, ku do të vazhdojë riaftësimin.

Trajnerit Silvinjo I mbeten si mbrojtës qendre, Gjimshiti, Cake dhe Pllana. Nga kombëtarja është larguar me leje Ramadani dhe i dëmtuar Ernest Muçi. Lajmi i mirë për kuqezinjtë, është rikthimi i Asanit, i cili ka kaluar problemet fizike dhe është bashkuar në stërvitje me grupin. Tekniku brazilian ka në dispozicion 21 lojtarë gjithsej.

Në këtë sfidë, Silvinjo mund të përdorë një rotacion në formacion. Me një mbrojtje pa shumë alternativa, Pllana pritet të luajë tituallar me Gjimshitin, Mitajn dhe Hysajn.

Në mesfushë Asllani, Shehu dhe Laçi pritet të furnizojnë sulmin.

Një vend në repartin ofensiv pritet të ketë Anis Mehmeti me Brojën, i cili ka konkurent edhe Asanin. Nuk përjashtohet as mundësia që Silvinjo ta nisë me Bajramin dhe Hoxhën nga minuta e parë, për të bërë zëvenësime në pjesën e dytë.

Sfida Ukrainë- Shqipëri do të luhet sonte në mbrëmje në orën 20:45 në Valencia të Spanjës