ITALIA KËRKON KUALIFIKIMIN/ Skuadra e Gattusos ndeshet me Bosnjën, Suedia pret Poloninë
Italia kërkon ritkhimin në botëror pas 12 vitesh. Skuadra e Gatusos ka një transfertë të vështirë ndaj Bosnje Hercegovinës, por fitorja për ta është një detyrim. Skuadra tjetër që do të shkojë në botëror do të përcaktohet nga fituesi i ndeshjes Suedi-Poloni
Është një ditë vendimtare për një nga fuqitë historike të futbollit. Italia do të sfidojë Bosnjën dhe Hercegovinën në finalen e plej ofit të kupës së botës. 4 herë kampionët e botës dëshirojnë çdo kusht të mos humbasë kualifikimin për të tretën herë radhazi.
Italia u eliminua nga Suedia dhe Maqedonia e Veriut në ndeshjet eliminatore për dy Kupat e Botës së fundit. Në gjysmëfinalet e playoff-it evropian të javës së kaluar, Italia mundi Irlandën e Veriut 2-0. Bosnja eliminoi Uellsin në gjuajtjet e penalltive.
Takimi zhvillohet në stadiumin “Bilino Polje” në Zenicë ku në lojë është një biletë për në Botërorin që do të mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë. Të dyja kombëtaret vijnë në këtë sfidë pas fitoreve në gjysmëfinale. Italia mposhti 2-0 Irlandën e Veriut, ndërsa Bosnja Hercegovina eliminoi Uellsin pas penalltive.
Kjo përballje është vendimtare dhe me presion të madh, pasi italia kërkon rikthimin në një Kampionat Botëror pas mungesës prej vitit 2014.
Pritet një atmosferë e zjarrtë në Zenicë, ndërsa kushtet atmosferike nuk janë ideale, me temperatura të ulëta dhe reshje shiu që mund të ndikojnë në këtë sfidë. Azurët kanë fituar 4 nga 5 sfidat që kanë luajtur ndaj Boshjakëve, por këtë herë kur bëhet fjalë për një vend në botëror, sfida mund të prodhojë një tjetër histori.
Në rast barazimi pas 90 minutave të kohës së rregullt, ndeshja do të shkojë në kohë shtesë dhe më pas, nëse është e nevojshme, në gjuajtje penalltish.
Duel i fortë pritet edhe në Stokholm. Suedia dhe Polonia do të ndeshen mes tyre për një vend në kampionatin botëror. të dyja ekipet vijnë pas fitoreve në plej of ndaj Shqipërisë dhe Ukrainës. Polonia po kalon një formë të mirë, teksa ka 4 fituar 4 nga 5 sfidat e fundit, ndërsa Suedia kanë vetëm një fitore në 5 ndeshjet e fundit që ka luajtur. Ndërkaq, historia e përballjeve direkte flet për suedezzet,që kanë fituar 4 nga 5 përballjet ndaj polakëve. Sfida do të luhet sonte në orën 20:45
