Dardanët një hap drejt historisë/ Brahaj: Kosova paraqitet mjaft e fortë dhe ka avantazhet e saj në këtë përballje

Në një lidhje të drejtpërdrejtë me Ora News ishte Sokol Brahaj, gazetar në Turqi, ku u diskutua për ndeshjen historike të Kosovës përballë Turqisë.

Gjatë bisedës, ai u pyet drejtpërdrejt për preferencat e tij sportive dhe për cilën kombëtare bën tifo, duke sqaruar përfundimisht qëndrimin e tij.

"Debatet për futbollin janë të zakonshme, madje edhe mes miqve, sidomos kur bëhet fjalë për rivalitete klubesh. Duke bërë një krahasim me ndeshje si ato mes Vllaznisë dhe Tiranës, ai shpjegoi se situata ndryshon kur luajnë kombëtaret.

Kur është fjala për kombëtare, as që bëhet fjalë,” u shpreh ai, duke nënvizuar se në këtë rast nuk ka vend për dilema.

Unë jam shqiptar nga Kosova. Vetëm Kosovën, dhe do ishte edhe shumë më e mirë sikur të ishte edhe Shqipëria, të ishim të dyja, por të paktën njëra të jetë, dhe unë jam me 100%,” deklaroi ai.

Ai shtoi se do të ishte ideale që në gara të merrnin pjesë të dyja kombëtaret shqiptare, duke theksuar se kjo do të ishte një kënaqësi edhe më e madhe për tifozët shqiptarë.

Ndiqni të plotë intervistën: