“ZGJERIMI I PËRMBYSUR” PËR GJEOPOLITIKË/ KE sqaron për “Ora News” idenë e “parakalimit” jo me meritë drejt BE
Komisioni Europian sqaroi për Ora News se zgjerimi i BE mbetet një proces i bazuar në meritë dhe nuk ka një politikë zyrtare për “zgjerim të përmbysur”, një nismë që u jep prioritet vendeve të caktuara për arsye gjeopolitike. Po ashtu, KE thekson se në kontekstin aktual siguria dhe përmbushja e kushteve mbeten thelbësore për çdo vend kandidat.
Në kohën kur Shqipëria synon mbyllje të të gjithë grupkapitujve negociues me BE deri në 2027 dhe antarësim deri në vitin 2030, në korridoret e Brukselit është hedhur idea e ‘reverse enlardgment’ apo ‘zgjerimit të përmbysur’, çka mund të sjellë ‘parakalime’ në këtë proces.
Kjo metodë parashikon anëtarësim, e më pas përmbushje të kushteve dhe favorizon vendet si Ukraina e Moldavia, për shkaqe gjeopolitike, edhe pse ka hasur në kundërshtime.
Komisioni Europian në përgjigje të Ora Neës për thekson se “Politika e zgjerimit e BE-së është më shumë se kurrë një investim gjeostrategjik”, për çka duhet të shfrytëzohet nga të gjitha vendet aspirante por edhe vetë vendet e skeptike të BE.
Komisioni Europian: “Politika e zgjerimit e BE-së është më shumë se kurrë një investim gjeostrategjik për prosperitetin afatgjatë, stabilitetin dhe sigurinë e kontinentit tonë. Që nga fillimi i këtij mandati, kemi bërë thirrje që të gjithë, si Bashkimi Europian ashtu edhe vendet kandidate, ta shfrytëzojnë këtë moment.”
Një politikë e tillë mund të sjellë pakënaqësi për shtetet e Ballkanit Perëndimor, për shkak të kohës së gjatë të pritjes dhe pengesave herë herë burokratike.
Pyetur nëse kjo metodë po shqyrtohet vetëm për këto dy vende, apo edhe për Ballkanin Perëndimor, Komisioni thekson rëndësinë e sigurisë për unionin.
Komisioni Europian: “Zgjerimi sjell përfitime të qarta si për Shtetet Anëtare ashtu edhe për vendet që synojnë anëtarësimin. Dhe një gjë është e qartë: zgjerimi lidhet edhe me sigurinë. Në kontekstin aktual gjeopolitik, duhet të sigurohemi që qasja jonë të jetë e përshtatshme në qëllimin.”
Frika e zhgënjimit të vendeve aspirante mbetet aktuale, ashtu sikundër edhe qëndrimi pro rus i Serbisë. Një vendim i tillë vende si kjo e fundit mund t’I afronte edhe më shumë me Rusinë e Kinën. Ndonëse pa një përgjigje të drejtëpërdrejtë, KE thekson përmbushjen e kushteve nga vendet e rajonit, si kriter për anëtarisimin bazuar në meritë.
Komisioni Europian: “Siç kanë theksuar vazhdimisht Presidentja von der Leyen dhe Komisioneri Kos, kemi një parim bazë: zgjerimi është një proces i bazuar në meritë. Komisioni është i gatshëm të vazhdojë këtë diskutim me Shtetet Anëtare.”
Në lidhje me zhvillimet e brendshme në vendin ton, KE tha se ende nuk ka një qëndrim për propozimin e mazhorancës për miratimin me procedure të përshpejtuar të ligjeve që lidhen me integrimin.
Komisioni EuropianL: “…në këtë fazë nuk kemi ende asgjë për të thënë lidhur me pjesën e parë të pyetjes suaj. Amendamentet e propozuara nuk janë miratuar dhe Komisioni nuk është konsultuar ende.”
Kujtojmë se Partia Socialiste në ndryshimet e propozuara të Rregullores së Kuvendit ka parashikuar edhe uljen e kohës për diskutime për deputetët, nga 10 në 5 minuta.
