FOTO-NOSTALIGJI/ Shihni si ishte Liqeni Artificial i Tiranës në 1960-ën

Agjencia Telegrafike Shqiptare sjell një pamje të Liqenit Artificial të Tiranës, e cila i përket pranverës së vitit 1960.

Parku i Tiranës, Liqeni Artificial ose Kodrat e Shën Prokopit, janë disa nga emrat me të cilët njihet hapësira e gjelbër në jug të kryeqytetit.

Parku u ndërtua në vitet ’50, me punë vullnetare. Ideja për të gjithë kompleksin e kodrave erdhi në 1957-ën nga arkitektja e parë shqiptare, Valentina Pistoli.

Projekti u ndoq më pas edhe nga një grup arkitektësh bullgarë.

FOTO-NOSTALIGJI/ Shihni si ishte Liqeni Artificial i Tiranës në