PAMJET/ Ish-Kinostudioja “Shqipëria e Re” frymëzon piktorët e vegjël

Godina historike e ish-Kinostudios “Shqipëria e Re”, sot seli e Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit, u kthye në një hapësirë frymëzimi artistik për fëmijët e Kolonisë së Piktorëve të Vegjël të Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë.

PAMJET/ Ish-Kinostudioja “Shqipëria e Re” frymëzon

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja ndau foto nga aktiviteti, ku fëmijët kanë hedhur në telajo këndvështrimet e tyre kreative mbi këtë godinë me vlerë historike dhe kulturore.

Përmes ngjyrave dhe imagjinatës, të vegjlit sollën një interpretim të veçantë të një prej simboleve të kinematografisë shqiptare, duke e parë atë jo vetëm si një ndërtesë institucionale, por si një pjesë të gjallë të trashëgimisë kulturore të vendit.

PAMJET/ Ish-Kinostudioja “Shqipëria e Re” frymëzon

Ky aktivitet synon të nxisë krijimtarinë artistike tek fëmijët, si edhe të forcojë lidhjen e brezit të ri me historinë dhe identitetin kulturor shqiptar, duke i afruar ata më pranë institucioneve dhe hapësirave që mbartin vlera të rëndësishme kombëtare.