Nafta 218 Lekë/Litër, Xhixho: 60% e çmimit të naftës janë taksa, zgjidhja është vetëm ULJA e TAKSAVE
Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka reaguar për rritjen e çmimeve, duke akuzuar qeverinë se po përfiton nga situata, ndërsa qytetarët po përballen me vështirësi ekonomike.
Ajo shprehet se çmimi i naftës ka arritur në 218 lekë për litër dhe se kjo, sipas saj, nuk mund të justifikohet vetëm me zhvillimet ndërkombëtare.
Xhixho thotë se mungojnë masat konkrete në mbështetje të qytetarëve dhe se situata po shoqërohet me rritje të forta të çmimeve të ushqimeve.
Sipas saj, ndikimi i kësaj rritjeje po ndihet drejtpërdrejt në buxhetet familjare, ndërsa ekonomia po funksionon në kushte të padrejta për qytetarët, për shkak të taksave të larta dhe mungesës së konkurrencës.
Xhixho kërkon uljen e taksave mbi karburantet si një mënyrë për të ulur çmimet dhe për të lehtësuar kostot për qytetarët, duke shtuar se nevojiten edhe paketa mbështetëse për të përballuar situatën.

