Një Penelopë legjendare në dy kryevepra arti dhe në dy shpirtje shprehëse që të mahnitin
Ajo është Penelopa, e mitit të shndërruar në ikonë të gruas besnike, e bashkëshortes që pret burrin që sfidoi detet në kthimin nga drejt Itakës.
Dhe këtë madhështi ajo e ndërtoi përmes një simbolike që u bë burim frymëzimi për breza krijuesish e artistësh, të cilët gjithnjë ndien se nuk mjafton ajo që kanë arritur të përjetësojnë nga kjo figurë.
“Ditën end e natën sh’end” është ngulitur thellë si një thirrje e ligjësisë së shpirtit femëror, si një hyjni e përkorë që lartësohet në bekim.
Prej kësaj figure morën shkas epikat e qëndresës së gruas, duke u bërë ajo filli që lidh legjendën me realen, trillimin me të vërtetën, idealizimin me përjetësinë.
, 1849, e vendosur në sallat e , dhe , që ndodhet në , janë dy prej shumë trajtimeve artistike të kësaj tematike në historinë e artit.
Këto dy skulptura në mermer janë realizime që idealizojnë një nga legjendat më të fuqishme të besnikërisë femërore, duke e vendosur Penelopën si një kulm simbolik në themelin e estetikës klasike dhe neoklasike.
Skulptori akademik francez e përjetëson këtë figurë ikonike në gjumë, ndërsa neoklasiku grek e skalit në një prehje të pikëlluar, ulur mbi fronin e saj mbretëror.
Si Cavelier, ashtu edhe Drosis, përcjellin rëndesën shpirtërore të endëses që e përkufizon atë. Në të dyja skulpturat, ajo mban në duar fillin – simbolin e pritjes së pafundme dhe të qëndresës së heshtur. Francezi e sjell të përhumbur në gjumë, të lodhur nga barra e besnikërisë, ndërsa greku e paraqet të zhytur në një trishtim dinjitoz, të rënduar nga koha dhe pritja e stërgjatë.
Siç dihet, Penelopa është bashkëshortja e (Uliksi në traditën romake), mbret i Itakës, dhe bija e Ikariusit të Spartës. Ajo ka një djalë, , i lindur pak para nisjes së të atit për në luftë. Për njëzet vjet ajo pret kthimin e tij, duke shpikur strategji të zgjuara për të shmangur martesën me pretenduesit e shumtë që kërkonin dorën e saj.
Më e njohura ndër këto është mashtrimi i qefinit: ajo shtiret sikur po end një qefin për vjehrrin e saj, Laertin, duke premtuar se do të zgjedhë një bashkëshort vetëm pasi ta përfundojë. Por çdo natë, për tre vjet me radhë, ajo e zhbën në fshehtësi atë që ka endur ditën, derisa mashtrimi zbulohet.
Pas kthimit të Odiseut, i maskuar si lypës, zbulohet se Penelopa ka mbetur e palëkundur në besnikërinë e saj.
Pikërisht kjo qëndresë e saj është bërë një nga simbolet më të fuqishme të dashurisë dhe besës në historinë e njerëzimit.
Arti ka kërkuar ta ruajë të pavdekshme këtë simbolikë, duke e mishëruar në forma të ndryshme dhe duke e hymnizuar si akt sublim të përkushtimit. Besnikëria e Penelopës nuk është thjesht virtyt, por një trofe shpirtëror: një provë se pritja mund të lodhë trupin, por nuk mund të gjunjëzojë shpirtin.
Sepse kjo është ajo që arti përpiqet të na përcjellë: një besnikëri e shndërruar në flijim të shenjtë, një premtim që pëshpërit në thellësinë e qenies, atje ku vetëm koha dhe arti mund të depërtojnë.

