Pa ujë dhe ushqim për ditë të tëra/ 22 emigrantë humbin jetë pranë brigjeve të Greqisë, pas qendrimit 6 ditë në gomone
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Mars 2026, 11:19
Të paktën 22 emigrantë kanë humbur jetën pranë brigjeve të Greqisë, pasi qëndruan për gjashtë ditë në një gomone që tentonte të arrinte Evropën.
Roja bregdetare greke shpëtoi 26 persona të tjerë, dy prej të cilëve u dërguan për trajtim në Kretë.
Varka ishte nisur më 21 mars nga Tobruku në Libinë lindore, por kushtet e motit, mungesa e ushqimit dhe ujit bënë që udhëtimi të jetë fatal për shumë prej tyre.
Dy persona nga Sudani Jugor janë arrestuar si të dyshuar për trafikim të qenieve njerëzore.
Shumica e të mbijetuarve janë nga Bangladeshi, ndërsa të tjerët nga Sudani i Jugut dhe Çadi.
Autoritetet ndërkombëtare njoftojnë se mijëra emigrantë vazhdojnë të arrijnë Greqinë çdo vit përmes detit, por rruga mbetet shumë e rrezikshme.

