Përplasja Kurti-Osmani/ Shabiu zbulon arsyen pse kryeministri nuk e do një mandat të dytë për presidenten
Marrëdhëniet mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani duket se kanë hyrë në një fazë të re tensionesh, duke lënë pezull fatin e një mandati të dytë për kreun e shtetit.
Ndërsa debati publik ka qarkulluar mes teorive për një krizë reale politike apo një skenar të fshehur, analiza të reja sugjerojnë se prapa këtij qëndrimi fshihet një arsye më strategjike.
Në një lidhje të drejtpërdrejtë në "Ora News", aktivisti Besnik Shabiu u shpreh se kryeministri Kurti e ka bërë tashmë të qartë, në mënyrë të përsëritur, se nuk ka interes që Osmani të vazhdojë në presidencë.
"Besoj shumica kanë qenë skeptikë dhe kanë aluduar se mund të ketë një skenar të tillë prapa perdeve që do të vihet një momentum i fundit dhe në momentet e fundit do të vendoset Vjosa Osmani si kandidate dhe deputetët do të mbesin para aktit të kryer, në këtë rast opozita.
Mirëpo, ky skenar u pa që nuk ishte pjesë dhe zoti Kurti nuk e ka më interesin që ta ketë Vjosa Osmanin si kandidate për presidente dhe këtë e ka bërë tashmë të qartë disa herë me radhë.
Fuqia e zonjës Osmani në periudhën e fundit ka qenë goxha serioze në skenën ndërkombëtare, kështu që zoti Kurti nuk e do një presidente të fuqishme, siç është zonja Osmani", u shpreh Shabiu.
Ndiqni intervistën e plotë:
