Aksidenti në Shirokë të Suharekës, dy këmbësore g*diten nga makina
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Mars 2026, 15:01
Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Shirokë të Suharekës ka ndodh një aksident trafiku ku dy këmbësore janë goditur nga një veturë.
Rasti ka ndodhur të premten në ora 17:53.
“Ka ndodhë një aksident trafiku, ku i dyshuari mashkull kosovar, me veturën e tij ka goditur dy këmbësore femra. Viktimat kanë pësuar lëndime të rënda trupore dhe janë dërguar në Spitalin e Prizrenit për tretman mjekësor”, thuhet në raport.
I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/
