Ishulli grek tronditet nga tërmeti mëngjesin e sotëm, ja magnituda dhe epiqendra
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Mars 2026, 11:13
Një tërmet me magnitudë 4.3 u ndje të dielën në mëngjes në ishullin grek të Kefalonisë.
Lëkundjet ndodhën në orën 06:01, me epiqendër vetëm 1 km në verilindje të Skalës dhe thellësi 16.7 kilometra.
Fatmirësisht, nuk ka raporte për dëme materiale apo persona të lënduar.
Zona e Kefalonisë ka përjetuar më parë lëkundje të ngjashme, por deri tani pa pasoja serioze.
