Balliu: I bëj thirrje institucioneve të drejtësisë të veprojnë
Sipas pretendimeve të ngritura në një reagim publik nga Klevis Balliu , thuhet se zëvendëskryeministrja Belinda Balluku po tenton të marrë në kontroll edhe Policinë e Shtetit përmes një personi të afërt me të, Skënder Hitaj, i cili, sipas këtyre pretendimeve, dyshohet se ka mbrojtur krimet elektorale gjatë zgjedhjeve të fundit.
Balliu: Lubi Balluku po tenton të marrë në kontroll edhe Policinë e Shtetit përmes njeriut të saj, Skënder Hita
Burime tregojnë se Lubi Balluku po tenton të marrë në kontroll edhe Policinë e Shtetit përmes njeriut të saj, Skënder Hitaj, i cili ka mbrojtur krimet elektorale të saj në zgjedhjet e fundit.
Është provuar se zonja Balluku ka ndërhyrë edhe tek dëshmitarët. Sa më shumë pushtet të grumbullojë ajo, aq më të pasigurt bëhen dëshmitarët dhe aq më i vështirë bëhet një hetim i drejtë.
I bëj thirrje institucioneve të drejtësisë të veprojnë. Qytetarët arrestohen për 10 mijë lekë energji, ndërsa Balluku me afera qindra milionëshe vazhdon të jetë e lirë.
