"60% e çmimit të karburantit shkon te taksat!"/ Tabaku: Ekonomia shqiptare është kthyer në një 'ekonomi pakice'
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar për rritjen e vazhdueshme të çmimeve në vend, duke e lidhur këtë situatë me problemet strukturore të ekonomisë shqiptare dhe politikën fiskale të qeverisë.
Sipas Tabakut, ekonomia shqiptare nuk po funksionon normalisht dhe është kthyer në një “ekonomi të pakicës”, ku privilegjet për një grup të vogël zëvendësojnë konkurrencën dhe prodhimin real.
Ajo thekson se sektori publik dhe ndërtimi mbajnë në këmbë ekonominë, ndërsa prodhimi dhe tregu i lirë janë reduktuar ndjeshëm.
Deputetja veçoi taksat si një nga arsyet kryesore të rritjes së çmimeve.
Sipas saj, rreth 60% e çmimit të karburantit përbëhet nga taksat, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt edhe tek produktet e tjera të përditshme.
Ajo tha se ky model ekonomik, që favorizon pakicën në dëm të shumicës, po pengon zhvillimin e vendit dhe po rëndon familjet shqiptare.
Në përfundim, Tabaku u shpreh se pa një reformë të thellë ekonomike dhe një sistem më të drejtë fiskal, rritja e çmimeve dhe varfërimi i qytetarëve do të vazhdojë.
POSTIMI I DEPUTETES DEMOKRATE, JORIDA TABAKU:

